Vritet ushtari turk, një tjetër plagoset në përleshjet me PKK

02/10/2008

ANKARA, Turqi -- Anëtarë të Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) hapën zjarr mbi forcat e sigurisë të martën (30 shtator) në distriktin Hani të krahinës juglindore Dijarbakir. Në uebsajtin e vet të mërkurën, shtabi i përgjithshëm turk tha se luftimet vranë një ushtar dhe plagosën një tjetër. Nuk u dhanë hollësira të mëtejshme.

Në lajme të tjera, viti i ri legjislativ i Turqisë nisi zyrtarisht të mërkurën pas një pushimi dy muaj e gjysmë të gjatë. Javën tjetër, ekspertët presin që ligjbërësit të votojnë mbi një propozim për të zgjatur autoritetin e ushtrisë për nisjen e operacioneve ndërkufitare në Irakun e veriut për një vit tjetër. Mandati aktual skadon në 17 tetor. (CNN Turk, NTV, Anadolu news agency, Hurriyet - 01/10/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading