02/10/2008
SHKUP, Maqedoni -- Shtetasit e vendeve anëtare të BE dhe vendet që kanë nënshkruar marrëveshjen Shengen mund të hyjnë në territorin e Maqedonisë që nga e mërkura (1 tetor) duke treguar vetëm kartat e tyre të ID. Ministria e brendshme njoftoi gjithashtu se të gjithë shtetasit e vendeve në listën e bardhë të BE do të jenë në gjendje të hyjnë në Maqedoni pa viza. Kjo përfshin rreth 20 vende të tilla si Andorra, Hondurasi, Meksika, Nikaragua, Paraguai, El Salvador, Singapor, Koreja e Jugut, Uruguai dhe Hong Kong. Vizitorët nga pjesë të tjera të botës që ndërkaq kanë viza Shengen mund të hyjnë gjithashtu në vend pa kërkesa shtesë për vizë. Qeveria vendosi muajin e shkuar të shfuqizojë pasaportën dhe kërkesat për vizë për këto kategori udhëtarësh. (Makfax, MIA, A1, MINA - 01/10/08)