//import javascriptGjykatësit shqiptarë kundërshtojnë përpjekjet e qeverisë në reformën gjyqësore (SETimes.com)

Gjykatësit shqiptarë kundërshtojnë përpjekjet e qeverisë në reformën gjyqësore

02/10/2008

TIRANË, Shqipëri -- Gjykatësit dhe prokurorët njoftuan të mërkurën (1 tetor) se janë kundër shtatë projekt-ligjeve miratuar nga qeveria që parashikojnë ndryshime në funksionimin e sistemit gjyqësor. Ata argumentuan se ndryshimet mund të pengojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe e bëjnë atë subjekt të ndikimit të qeverisë. Ministri i drejtësisë Enkeled Alibeaj u përgjigj duke thënë se projekt-ligjet janë në përputhje me standardet e BE dhe nuk rrezikojnë pavarësinë e gjyqësorit. (BBC, Telegrafi, Top Channel, Koha Jone - 02/10/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading