Thaçi i Kosovës thotë se vjen një valë e re njohjesh

03/10/2008

PRISHTINË, Kosovë -- Kryeministri Hashim Thaçi tha të enjten (2 tetor) se vala e re e shteteve që janë gati të njohin pavarësinë e Kosovës do të shtangë autoritetet në Beograd. "Numri i vendeve...do të rritet," tha Thaçi, duke ja veshur meritën punës së përbashkët të institucioneve vendase dhe komunitetit ndërkombëtar. Deri tani, 47 vende e kanë njohur pavarësinë e vetëshpallur të Kosovës nga Serbia, duke përfshirë 21 vende anëtarë të BE.

Më vete të enjten, ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiç tha në një intervistë me B92 se ai pret që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të vendosë se shpallja e pavarësisë së Kosovës shkeli ligjin ndërkombëtar. Sipas Jeremiç, ky vendim do të presë rrugët e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe do të bëjë disa vende të tërheqin njohjen e saj.

Në lajme të tjera të enjten, rreth 2,000 serbë protestuan në mënyrë paqësore në qytetin e ndarë të Mitrovicës kundër vendosjes së misionit të BE, EULEX në Kosovë. (AFP, B92, Deutsche Welle, Fonet, Beta, Tanjug, Naslovi - 02/10/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading