03/10/2008
TIRANË, Shqipëri -- Sipas raporteve të medias të enjten (2 tetor) një delegacion i prokurorisë nga gjykata e OKB-së për krimet e luftës pritet të vizitojë Shqipërinë së shpejti për të hetuar pretendimet që qindra serbë dhe romë të kapur janë vranë për organet e tyre. Ish kryeprokurorja e OKB-së për krimet e luftës, Karla del Ponte akuzoi për dyshimin në librin e saj "Ndjekja". Ajo thotë se vrasjet dhe heqjet e organeve ndodhën gjatë konfliktit të Kosovës në fshatin verior shqiptar Gur. Gjykata e Hagës thotë se Këshilli i Evropës ka formuar tashmë një komitet dhe një ekip hetuesish për t'u marrë me çështjen. Ministri i jashtëm Lulzim Basha dhe të tjerë ngulmojnë se pretendimet janë "pa baza". (MIA, MINA, A1, Top Channel - 02/10/08)