05/10/2008
NJU JORK, Shtetet e Bashkuara -- Përfaqësuesit e Kosovës ka mundësi të mos lejohen të marrin pjesë në diskutimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në 8 tetor mbi iniciativën e Serbisë për të kërkuar ligjshmërinë e pavarësisë të vetëshpallur të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ), tha të premten (3 tetor) në Nju Jork presidenti i Asamblesë së Përgjithshme Miguel d'Eskoto Brokman. Brokman citoi regullat procedurale si arsye për pengimin e përfaqësuesve të Kosovës, e cila nuk i përket OKB-së. (B92, Makfax, DPA, Blic, Tanjug - 04/10/08)