Aksidenti i makinës shkaktoi vdekjen e dëshmitarit kryesor në Shqipëri, thotë hetuesi

05/10/2008

TIRANË, Shqipëri -- Një aksident makine shkaktoi vdekjen e Kosta Trebickës, një dëshmitar kyç në një hetim të tregtisë së municioneve të paligjshme në Shqipëri, hetuesi amerikan Kevin Teter tha të premten (3 tetor). Ai dërgoi konkluzionet e tij tek prokurorja e përgjithshme Ina Rama të enjten. Trebicka u gjet e vdekur në 12 shtator në një rrugë malësore në lindjen e Shqipërisë. Në vitin 2007, biznesmeni tregoi për hetuesit shqiptarë dhe amerikanë se kompania amerikane AEY Inc. ka ripaketuar municione të vjetra kineze në Shqipëri për të fshehur origjinën e tyre. (BBC, Top Channel, Alsat, Klan - 03/10/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading