Rreth 20,000 anëtarë të sindikatës planifikojnë të martën protesta në Bukuresht

06/10/2008

BUKURESHT, Rumani -- Rreth 20,000 vetë pritet të ngrenë një protestë në Bukuresht të martën (7 tetor). Katër sindikata marrin pjesë duke kërkuar paga më të larta dhe respektim të të drejtave të punonjësve. Protesta, e fundit në këtë seri, përkon me Ditën Botërore për Punë të Ndershme.

Në lajme të tjera, sindikata që përfaqëson mjekët në Rumani njoftoi se do të kërkojë një rritje page për anëtarët po qe se qeveria rrit pagat e mësuesve dhe të punonjësve publikë. Delegatët miratuan rezolutën në mbledhjen e përgjithshme të sindikatës në fundjavë. Javën e fundit, dhoma e ulët e parlamentit miratoi njëzeri një rritje 50% të pagës së mësuesve. Kjo shkaktoi një seri kërkesash nga sindikatat që përfaqësonin punonjësit e tjerë, duke përfshirë të gjithë punonjësit shtetërorë. Sipas ministrisë së financave, një rritje prej 50% e të gjithë punonjësve do të shkaktonte një defiçit prej 7% të PKB-së vitin tjetër dhe do të rrezikonte si stabilitetin ekonomik dhe anëtarësimin në BE. Qeveria do të diskutojë çështjen me përfaqësuesit e punonjësve publikë për të shmangur një grevë të përgjithshme, thotë ministrja e punës Mariana Kampeanu. Ajo paralajmëroi se në qoftë se qeveria përmbush të gjitha kërkesat nga sindikatat, vendi do të ndeshet me shkatërrimin financiar. (Evenimentul Zilei, Adevarul - 06/10/08; Mediafax, Ziare - 05/10/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading