Mali i Zi dhe Maqedonia pranë njohjes së pavarësisë së Kosovës

09/10/2008

PODGORICË, Mali i Zi -- Si Mali i Zi dhe Maqedonia thuhet se janë gati të njohin pavarësinë e Kosovës. E përditshmja malazeze Vijesti thotë se qeveria në Podgoricë ka gjasa ta vendosë këtë në takimin e vet të së enjtes (9 tetor) ndonëse për arsye proceduriale, njoftimi mund të vonohet për ca ditë. Javën e fundit, kryeministri Milo Gjukanoviç, ministri i jashtëm Milan Roçen dhe presidenti Filip Vujanoviç thanë se njohja e Kosovës nga Mali i Zi është tani vetëm një formalitet. Megjithatë, Mali i Zi votoi të mërkurën në favor të rezolutës së Serbisë në OKB, rezolutë që kërkon që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të përcaktojë legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë nga Kosova.

Ndërkohë në Shkup, parlamenti është caktuar të debatojë një rezolutë mbi njohjen e pavarësisë së Kosovës në sesionin e vet të enjten. Gjatë një takimi të mërkurën vonë, përfaqësuesit e partive parlamentare dhe kryetari i parlamentit Trajko Veljanovski vendosën të shtojnë rezolutën e Kosovës në axhendë si një çështje urgjente. (RTRS, Vijesti, MIA, Makfax, Vecer, MRT, FoNet, Beta - 09/10/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading