12/11/2008
ZAGREB, Kroaci -- Komisioneri i zgjerimit të BE, Olli Rehn nisi një vizitë dy-ditore në Zagreb të mërkurën (12 nëntor) për të inkurajuar Kroacinë të zbatojë reformat e nevojshme për kompletimin e bisedimeve të pranimit. Diskutimet do të përqëndrohen në marrëdhëniet midis Kroacisë dhe bllokut në dritën e raportit të fundit të përparimit të Komisionit Evropian për vendin si dhe të përcaktimit të mundshëm të bisedimeve që priten të përfundojnë në 2009. Rehn do të takohet mer kryeministrin Ivo Sanader, presidentin Stipe Mesiç dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Në lajme të tjera, Britania ekstradoi në Kroaci të martën një serb kroat të kërkuar për krime të luftës të kryera gjatë luftës 1991-1995. Në 1993, Kroacia dënoi Damir Travicën në mungesë me 15 vjet burg për vrasjen e një familjeje prej katër vetësh në Ervenik, Kroaci. Gjykata e dënoi gjithashtu atë për persekutimin e civilëve dhe shkatërrimin e pronës nga maji 1991 në shkurt 1992 në të njëjtin rajon. Sipas të dhënave të zyrës së brendshme britanike, Travica hyri në vend me një pasaportë fallco në 1995 dhe u arrestua në nëntor 2002. Ai i kaloi vitet e tjera duke apeluar kundër kërkesës për një kohë të gjatë të Kroacisë për ekstradim. (HINA, HRT, AFP, Javno, AP, Beta, B92, Vijesti, Nezavisne Novine - 11/11/08)