Berluskoni i Italisë zotohet për mbështetje të përpjekjes së Turqisë për në BE

13/11/2008

ANKARA, Turqi -- Kryeministri italian Silvio Berluskoni i kërkoi të mërkurën (12 nëntor) BE të shpejtojë bisedimet e pranimit me Turqinë dhe të angazhohet për të mbështetur anëtarësimin e Ankarasë. Turqia nisi bisedimet e saj të pranimit në 2005 por ka gjenë në gjendje të mbyllë vetëm tetë kapituj nga 35 deri tani. Refuzimi i Turqisë për të hapur portet e aeroportet për anijet e avionët nga anëtarja e BE, Qiproja ka ngrirë tetë kapituj të tjerë. "Vitin tjetër, Republika Çeke dhe pastaj Suedia do të marrin presidencën e BE. Ato janë miq të Turqisë dhe kanë ndërmend të shpejtojnë procesin ," tha Berluskoni në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan, në Izmir. (AFP, Anadolu news agency, Milliyet - 12/11/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading