Rehn i BE i kërkon Kroacisë ta bëjë përparësi luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit

13/11/2008

ZAGREB, Kroaci -- Lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit ndërsa reformon gjyqësorin duhet të jenë përparësitë "e para dhe kryesore" të Kroacisë në rrugën e vet për në anëtarësimin në BE, përfunduan pas takimit në Zagreb të mërkurën (12 nëntor) kryeministri Ivo Sanader dhe komisioneri i zgjerimit të BE Olli Rehn. Duke ju referuar një palë vrasjesh të profilit të lartë kohët e fundit në Zagreb, Rehn tha: "Ne presim masa vendimtare. Policia, institucionet shtetërore dhe gjykatat duhet të demonstrojnë rezultate konkrete. Ne presim që ata që janë fajtorë të arrestohen e të sillen para drejtësisë." Viktimat qenë gazetari i shquar Ivo Pukaniç dhe Ivana Hodak, vajza e një avokati me shumë ndikim. Rehn përsëriti se Zagrebi mund të mbyllte bisedimet e veta të pranimit deri në fund të vitit 2009 në qoftë se përmbush të gjitha kriteret. (Vecernji List, HRT, Makfax, Xinhua, DPA, HINA - 12/11/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading