16/11/2008
NIKOSIA, Qipro -- Turqia do të jetë pjesë e BE-së, por nuk është gati të arrijë këtë qëllim duke përballuar "të gjitha kostot", tha të premten (14 nëntor) ministri i shtetit turk dhe zëvendës-kryeministri Cemil Cicek në Nikosia. "Asnjë nuk mund të na detyrojë ne të zgjedhim midis Qipros dhe BE-së," theksoi Cicek. "Pa kontributin e Turqisë, problemet në Lindjen e Mesme dhe Kaukaz nuk mund të zgjidhen," tha ai lidhur me aspiratat strategjike të BE-së. Pavarësisht presionit të BE-së, Ankara refuzon të lejojë anijet qipriote në portet e saj dhe nuk ka njohur Republikën e Qipros. (Anadolu news agency, Hurriyet, NTV, Reuters - 15/11/08)