Lajçak thotë se PIC do të diskutojë formulë të re për praninë ndërkombëtare në BiH

19/11/2008

SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Bordi drejtues i Këshillit për Zbatimin e Paqes (PIC) është mbledhur të mërkurën (19 nëntor) dhe mund të diskutojë një formulë të re për praninë ndërkombëtare në BiH. Zyra e Përfaqësuesit të Lartë ishte për të përfunduar misionin e vet në korrik 2007, por anëtarët e PIC vendosën se trazira politike atë kohë pengonte vetëqeverisjen. Përfaqësuesi i Lartë Miroslav Lajçak refuzoi të japë hollësira mbi formulën e re në një intervistë në edicionin e së martës të së përditshmes së Banja Lukës, Glas Srpske. Ai përshëndeti megjithatë marrëveshjen e fundit midis krerëve kryesorë boshnjakë, serbë dhe kroatë: Sulejman Tihiç, Milorad Dodik dhe Dragan Çoviç, duke shtuar se kjo është se si duhet të funksionojë BiH, tamam në bazë të një kompromisi midis tre popujve përbërës.

Ai gjithashtu shprehu kënaqësi me reagimin e këshillit të ministrave i cili ka lëvizur për të vënë në udhë një projekt të regjistrimit mbarëkombëtar dhe për të zbatuar vendimet lidhur me pasuritë shtetërore dhe buxhetin e shtetit. Dokumenti, nënshkruar nga tre krerët politikë në 8 nëntor përcakton vendosmërinë e tyre për të reformuar kushtetutën, zgjidhjen e çështjes së pasurisë shtetërore dhe mbajtjen e një regjistrimi në 2011, një parakusht kyç për anëtarësimin përfundimtar në BE. (B92, Tanjug - 19/11/08; Glas Srpske - 18/11/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading