20/11/2008
BEOGRAD, Serbi -- Ligjbërësit nisën të mërkurën (19 nëntor) debatimin e një pakete të reformës gjyqësore që përfshin mbi 300 amendamente që kanë për qëllim bërjen më të efektshme të gjykatave. Midis ndryshimeve kryesore do të ishte formimi i gjykatave të reja bazë për të zëvendësuar gjykatat e qarqeve si dhe formimi i gjykatave të apelit, gjykatës së lartë dhe të kasacionit. Në raportin e vet të përparimit botuar në krye të nëntorit, Komisioni Evropian (KE) tha se dobësia më e madhe e Serbisë mbetet në sistemin gjyqësor, si dhe në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. KE tha se kontrolli politik i gjyqësorit mbetet i konsiderueshëm ndërsa mekanizmat për caktimin e magjistratëve dhe për përgjegjshmërinë duhet të bëhen më transparente. (Blic - 20/11/08; Beta, Danas - 19/11/08)