Shefi i OKB-së prezanton raportin mbi rikonfigurimin e pranisë ndërkombëtare në Kosovë

26/11/2008

NJU JORK, Shtetet e Bashkuara -- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-mun lëshoi një raport të martën (25 nëntor) mbi rikonfigurimin e pranisë ndërkombëtare në Kosovë, duke pretenduar se falë ndryshimeve thelbësore në situatën politike, duhet të vazhdojnë përpjekjet për të rikonfiguruar UNMIK. Dokumenti thekson se kushtetuta e re e Kosovës ka zgjeruar pushtetin e autoriteteve lokale dhe instuticione të reja janë shfaqur, duke krijuar sfida të konsiderueshme ndaj UNMIK. Si përgjigje, tha ai, misioni ka nevojë për një ripunim në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ban shtoi se rikonfigurimin do të mbajë pozicionin neutral të OKB-së mbi çështjen e Kosovës. Ai theksoi se misioni i drejtuar nga BE-ja në Kosovë, EULEX, do të zbatojë Rezolutën 1244 dhe do të punojë nën autoritetin dhe brenda kuadrit të statusit neutral të OKB-së. Këshilli i Sigurimi i OKB-së do të diskutojnë raportin të mërkurën.

Në lajmet e tjera, misioni i OSBE në Kosovë filloi një fushatë dy javore kundër trafikimit të personave të martën, duke i bërë thirrje të gjithëve të ndihmojnë institucionet në luftën kundër fenomenit. Vitet e fundit është parë një rritje e numrit të grave të reja të Kosovës të cilat janë bërë viktima të trafikut të personave. (B92, RTS - 26/11/08; AP, Xinhua, UN website, AFP, DPA, Beta, Tanjug, B92, VOA, Kohavision, TV 21, Telegrafi - 25/11/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading