26/11/2008
BRUKSEL, Belgjikë -- Zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë thelbësore për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, tha të martën (25 nëntor) Komisioneri i Zgjerimit Oli Rehn mbas takimit me ministrin e jashtëm shqiptar Lulzim Basha në Bruksel. Rehn theksoi se qeveria dhe opozita duhet të punojnë së bashku për të kryer dhe të sigurojnë zgjedhjet të drejta, po ashtu dhe të garantojnë pavarësinë e institucioneve shtetërore.
Po ashtu të martën, Basha u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO Jaap de Hoop Scheffer. Ata diskutuan përpjekjet për progresin e reformave dhe konsensusin e arritur midis partive politike të ndryshme lidhur kodin e fundit të miratuar elektoral. Shqipëria shpreson ti bashkohet NATO-s në qershor, duke supozuar se të gjithë anëtarët do të ratifikojë protokollin e tyre në kohë.
Në lajmet e tjera të së martë, ambasadori i SHBA-së në Tiranë John Withers bëri thirrje për zbatimin e një dispozite në kodin e ri elektoral që kërkon se 30% e kandidateve të jenë femra. Në një forum të grave në politikë, Withers mbështeti pjesmarrjen e tyre të gjerë në procesin e vendimarrjes nëpërmjet si procedurave legjislative po ashtu dhe atyre ekzekutive. (Telegrafi, Albanian Foreign Ministry's official website, BalkanWeb, Alsat - 25/11/08)