Maqedonia do të hapë ambasadë në Norvegji vitin e ardhshëm

26/11/2008

OSLO, Norvegji -- Maqedonia do të hapë një ambasadë në Oslo në gjysmën e parë të vitit 2009, lajmëroi të martën (25 nëntor) kryeministri Nikola Gruevski gjatë një takimi me homologun norvegjez Jens Stoltenberg në kryeqytetin norvegjez. Aktualisht, ambasada maqedonase në Suedi merret me të gjitha marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore të Maqedonisë me Norvegjinë. Norvegjia, nga ana tjetër, ka një ambasadë në Maqedoni prej dhjetë vitesh. Gruevski u takua gjithashtu të martën me Mbretin Harald V lidhur me perspektivat dhe reformat e zhvillimit të Maqedonisë, po ashtu dhe vështirësitë në përpjekjet e saj për tju bashkuar NATO. Gruevski dhe delegacioni i tij po punojnë të rrisin investimet norvegjeze në Maqedoni. (MRT - 26/11/08; MIA - 25/11/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading