Shkencë dhe teknologji: zbulohet një varr trakas në Bullgari

30/06/2008

Arkeologët bullgarë zbuluan një varr të lashtë trakas në Bullgari. Gjithashtu në lajmet: kompanitë greke përdorin analizën grafologjike për të pajtuar punonjësit e rinj dhe Maqdonia përuron një laborator prove të energjisë diellore.
photo

Shkencëtarët zbuluan një varr trakas pranë fshatit Brodilovo dhe maleve Strandzha. [Dosje]

Një ekip arkeologësh bullgari drejtuar nga Daniela Agre, zbuluan një varr të lasht trakas pranë fshatit Brodilovo dhe vargut të maleve Stranzha. Sipas Agre, varri datohet nga shekulli i katërt BC dhe është i pasur në objekte. Ky është vetmi varr trakas në këtë zonë deri tani.

**

Një numër në rritje kompanish greke përdorin ekspertizën grafologjike kur punësojnë personelin e ri, raportoi të hënën (23 qershor) Ta Nea. Punonjësit u kërkojnë kandidatëve të ofrojnë një CV të shkruar me shkrim dore ose të shkruajnë me dorë një pasazh gjatë intervistave për analiza të mëtejshme grafologjike.

***

Bullgaria shtë vendi i parë që kërkon regjistrimin e një domeni interneti në cirilike. Sipas kërkesës së saj në Korporatën e Internetit për Caktimin e Emrave dhe Numrave në Paris, të martën (24 qershor), Bullgaria do të regjistrojë dhe mbajë domenin "бг".

***

Kompania bullgare Design.bg dhe Netbridge Development e Rumanisë, së bashku me ofruesin e zfgjidhjeve të shërbimit bullgar të informacionit dhe biznesit jAII Data Processing, kanë krijuar qendrën e parë për trainimin profesional në e-tregun e Ballkanit. Qendra, e quajtur e-Akademi, do të trainojë kompanitë dhe profesionistët nga rajoni.

***

Ministri maqedonas i bujqësisë Aco Spasenovski përuroi të martën (24 qershor) një laborator modern në Institutin Hidrometeorologjik të Shkupit. Laboratori do të testojë njësitë e ngrohjes solare të ujit. Për atë u muar një grant 300,000 euro nga qeveria austriake.

(Burime të ndryshme – 23/06/08-30/06/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading