Biznes: Turqia do të organizojë panairin e industrisë së peshkut

15/08/2008

Stambolli do të organizojë Peshkun e së Ardhmes Eurasia 2008. Po ashtu në lajmet e biznesit: Bullgaria fillon një tender ndërkombëtar për ndërtimin e një kompleksi shumë funksional dhe Shqipëria dhe Mali i Zi parshikojnë rritjen më të madh ekonomike të projektuar në Ballkan për këtë vit.
photo

[Future-Fish.com]

Peshku i së Ardhmes Eurasia 2008, panairi i vetëm i Turqisë që i shërben industrisë së peshkut, do të zhvillohet në Stamboll midis 23 dhe 25 tetorit. Peshku i së Ardhmes Eurasia 2008 do të kombinojë Panairin e Importeve/Eksporteve të Produkteve të Detit, Panairi i Teknologjive të Akvakulturës & Pajisjeve si dhe Panairii Teknologjive Industriale të Peshkimit & Pajisjeve. Më shumë se 250 kompani turke dhe të huaja do të marrin pjesë dhe rreth 6,000 përfaqësues të sektorit priten të vizitojnë panairin.

***

Bullgaria hapi një tender ndërkombëtar për ndërtimin e një qendre të re shumë funksionale në qendrën e Sofjes, thanë zyrtarët e qeverisë. Projekti vlen 2 miliard euro. Kompleksi do të zëvendësoj kazermat dhe zyrat e ushtrisë me zyra të qeverisë dhe korporatave, hotele dhe ambjente për sport dhe argëtim. Ndërtimi pritet të fillojë në dy vite.

***

Qeveria Turke ka filluar bisedimet mbi një hua stand-by me FMN, ministri për ekonominë Mehmet Simsek tha të hënën (11 gusht). Negociatat filluan mbasi kredia prej 10 miliard e FMN-së ndaj Turqisë mbaroi në maj. Vendi nuk ka nevojë për financimin e FMN-së, por qeveria e vlerëson marrëveshjen stand-by paraprake si të nevojshme, tha Simsek.

***

Korporata Energjitike e Kosovës (KEK) filloi të shkëpusi klientët që nuk kanë paguar nga rrjeti i saj elektrik përreth Prishtinës të hënën (11 gusht). Llogaritet që KEK është e ngarkuar me më shumë se 330 milion euro në fatura të papaguara, duke e bërë kompaninë të pazotë të riparojë impiantin e saj fizik dhe të importojë energji.

***

Shqipëria dhe Mali i Zi do të gëzojnë rritjen më të madhe ekonomike në Ballkan në 2008, sipas një parashikimi të fundit nga FMN. Rritja ekonomike e projektuar ekonomike e Shqipërisë, që llogaritet në 6%, renditet e dyta mbas Malit të Zi, ekonomia e të cilit pritet të rritet 7.2% këtë vit.

***

Kompania Kroate lider në treg për produktet e bulmetit, Dukat, ishte i vetmi investitor që paraqiti një ofertë për blerjen e fabrikës lokale të përpunimit të qumështit KIM. Dukat zotëron tashmë 66.96% të aksioneve të KIM, të cilat i ka blerë nëpërmjet privatizimit të fabrikës që filloi vitin e kaluar.

***

Qeveria Serbe do të kërkojë 4.14 miliard euro financim për modernizimin e hekurudhave të saj, gazeta Politika njoftoi të enjten (14 gusht). Bisedimet me institucionet financiare do të fillojnë në shtator.

(Burimet të ndryshme – 08/08/08-15/08/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading