Shkencë dhe teknologji: Tre rrjete shtesë interneti pa tel i shërbejnë Bukureshtit

01/09/2008

Kryeqyteti rumun mori tre rrjete pa tel për hyrjen në internet. Gjithashtu në lajmet shkencore: Shoqata Turke për Studimin dhe Kontrollin e Kancerit është cilësuar organizata më e mirë e vitit në luftën kundër kancerit dhe studentët rumunë fitojnë medalje në olimpiadën ndërkombëtare të informatikës në Kairo.
photo

[Getty Images]

Autoritetet e Bukureshtit i japin kryeqytetit rumun tre rrjete pa tel të përdorimit të internetit në lulishtet publike, që nga e premtja (22 gusht). Rrjetet funksionojnë çdo ditë midis 10 am dhe 8 pm në parkun Herastrau, kopështin Cismigiu dhe parkun Tineretului. Zyrtarët lokalë instaluan mbajtëse dhe stola në parqe për përdoruesit e laptopeve.

***

Bashkimi Ndërkombëtar kundër Kancerit cilësoi Shoqatën Turke për Studimin dhe Kontrollin e Kancerit si organizatën më të mirë të vitit në luftimin e kancerit. Në ditën e parë të Kongresit Botëror të Kancerit në Gjenevë, që vazhdoi nga e mërkurra (27 gusht) deri të dielën, shoqata turke mori çmimin për fillimin e një numri projektesh dhe mbështetjen e kërkimit shkencor.

***

Gjenitë e matematikës u mblodhën në Ankara nga 18 gusht deri të premten (22 gusht) për një konferencë të përbashkët të Universitetit Hacetepe të Turqisë dhe Universitetit të Luizianës të Shteteve të Bashkuara. Rreth 160 matematicienë nga 30 vende ndanë punën e tyre me studjuesit turq. Planifikuaesit e konferencës kanë për qëllim të rigjallërojnë kërkimin dhe të japin mundësi për projekte ndërkombëtare, tha profesori Adnan Terçan i Universitetit të Hacetepe.

***

7.5 milion banorët e Serbisë kanë 9.12 milion numra aktivë telefonësh celularë. Ata dërgojnë 30 milion tekst-mesazhe në ditë dhe harxhojnë 20 milion minuta në telefon, që do të thotë 14,000 ditë, raportoi të dielën (24 gusht) e përditëshmja Vecernje novosti. Ky nivel aktiviteti e vë Serbinë në dhjetë vendet e para evropiane kur vjen puna te përdorimi i telefonit celular, nën Portugalinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Estoninë. Në krye të listës janë Greqia e Italia.

***

Studentët rumunë fituan medaljet e arta, të argjendta dhe të bronxta në olimpiadën ndërkombëtare të informatikës në Kairo e cila u zhvillua nga 16 gusht deri të shtunën (23 gusht). Të tre medalistët janë nxënës të liceut kombëtar Tudor Vianu në Bukuresht. Në tërësi, 258 studentë nga 83 vende morën pjesë në konkurim.

(Burime të ndryshme – 22/08/08-29/08/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading