10/10/2008
Ekonomitë e Evropës Juglindore luftojnë krizën botërore ekonomike. Gjithashtu në biznes: Greqia hap fabrikën e vet të parë të biogazi dhe Banka Botërore miraton një strategji të re partneriteti për Kroacinë.
![]() Indeksi i përbërë i Bursës së Stambollit u zhyt në 29,096.18 pikë të mërkurën (8 tetor) por stoqet e morën veten dhe arritën në 29,900 pikë. [Getty Images] |
Bursa e Bukureshtit pezulloi tregtinë të mërkurën (8 tetor) pas humbjeve masive si një pasojë e krizës finaciare botërore. Indeksi i përbërë i Bursës së Stambollit u zhyt në 29,096.18 pikë të mërkurën por stoqet e morën vetem dhe arritën 29,900 pikë. Udhëheqja politike qipriote diskutoi një plan emergjence të martën për të trajtuar krizën globale në vazhdim. Banka Qendrore e Serbisë tha se sektori bankar i vendit mbetet i qëndrueshëm për shkak të një politike fiskale të kufizuar dhe i kërkoi publikut të mos panikoset. Qeveria greke njoftoi se do të kalonte legjislacionin e ri që garantonte depozitat deri në 100,000 euro për një periudhë tre vjeçare.
***
Greqia hapi fabrikën e vet të parë të biogazit në 4 tetor në Kavala. Fabrika e re do të prodhojë biogaz dhe plehra organike nëpërmjet një sistemi të stadit më të lartë të zhvillimit të menazhimi të mbeturinave të kafshëve. Kompania me bazë në Kavala, KREKA S.A. ndërtoi njësinë model me vlerë 3.5 milion euro. Atë e bashkëfinancuan kompania dhe ministria e ekonomisë dhe financave.
***
Qeveria rumune vendosi të ngrejë të mërkurën (8 tetor) një kompani kombëtare të energjisë e cila do të grupojë rreth 50% të prodhimit të energjisë së vendit. Kompania e re e quajtur Electrika, do të ketë një kapacitet total prej 10,000 Mw, tha kryeministri Kalin Popesku Tarikeanu.
***
Turqia do të investojë 230 milion euro në portin Zadar të Kroacisë, njoftoi të mërkurën (8 tetor) kryetari i dhomës së tregtisë dhe industrisë së Antalias (ATSO) Kemal Ozgen. Porti i ri i Zadarit do të hapet në 2011.
***
Kosova ka papunësi në rritje, rritje të ngadalësuar ekonomike, një deficit të lartë tregtar dhe inflacion në rritje, thotë një raport nga Institucioni për Zhvillimin e Kërkimit Riinvest, botuar në 6 tetor. Raporti pretendon se qeverisja e keqe përjetëson prirjet e vjetra socio-ekonomike.
***
Banka Botërore miratoi një strategji të re partneriteti për Kroacinë, duke e shtritë gjatë katër viteve të ardhëshme, nga 2009 në 2012. Banka thotë se strategjia mishëron një buxhet prej 1,319 miliard euro që do të shpërndahet nëpërmjet kredive të drejtpërdrejta, në mbështetje teknike dhe analitike. Nisma ka për qëllim të nxisë procesin e pranimit të Kroacisë në BE, të shpejtojë procesin e saj të konvergjencës dhe të ushqejë qëndrueshmërinë fiskale, sociale dhe ekologjike.
(Burime të ndryshme – 03/10/08-10/10/08)