![]() [Getty Images] |
Vlado Buçkovski, kryetari i Bashkimit Social-Demokratit të Maqedonisë (SDSM), u emërua zyrtarisht si kryeministër në 17 dhjetor 2004, gati një muaj mbas dorëheqjes së paraardhësit të tij, Hari Kostov.
Buçkovski ka lindur në 2 dhjetor 1962 në Shkup. Ai është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Shkup në 1986. Ai ka marrë titullin master dhe doktorant në të njëtjin institucion, në 1991 dhe respektivisht në 1998.
Nga 1987 deri në 1988 Buçkovski ka shërbyer si ekspert në parlamentin maqedonas. Ai më voni u bashkua Fakultetit të Drejtësisë në Shkup në 1988, duke punuar në poste të ndryshme. Në 2003, ai u bë profesor i asociuar.
Nga 1998 deri në 2000 Buçkovski ka qenë anëtar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe nga 2000 në 2001 ka qenë kryetar i Këshillit të Qytetit Shkup.
Në 13 maj 2001 ai u emërua ministër i mbrojtjes në një koalicion qeveritar të zgjeruar të kryesuar nga ish kryeministri Ljubço Georgievski, duke shërbyer në detyrë deri në 26 nëntorin e të njëjtit vit.
Buçkovski morri përsëri detyrën e ministrit të brendshëm në 1 nëntor 2002, kur kryetari i SDSM-së Branko Cervenkovski u zgjodh kryeministër për të dytën herë në karrierën e tij, si rezultat i fitores së partisë së tij në zgjedhjet parlamentare, një muaj e gjysëm më parë. Në 15 shtator 2003, Buçkovski u bë kryetari i këshillit ligjor të qeverisë.
Në vazhdim të fitores së tij në zgjedhjet e parakohshme presidenciale në prill 2004, Cervenkovski u largua nga SDSM. Në 26 nëntor të atij viti – tetë ditë mbas dorëheqjes të papritur të Kostov -- Buçkovski i zuri vendin Cervenkovskit si kryetar i SDSM-së dhe ju dha mandat të formonte qeverinë e re të Maqedonisë.
Në 15 dhjetor 2004, Buçkovski prezantoi në parlament propozimin e tij për një kabinet me 18 anëtarë, duke përfshirë tetë ministra nga ekipi i Kostov bashkë me dhjetë ministra të rinj. Ai premtoi se do të përshpejtojë zbatimin e reformave të nevojshme për integrimin në BE dhe NATO, duke përmendur zhvillimin ekonomik, reformat e gjyqësorit dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit si prioritete të tjera të rëndësishme të qeverisë së propozuar. Ai premtoi gjithashtu “zbatim konsekuent të marrëveshjes kornizë“ e cila i dha fund konfliktit etnik gjashtë-mujor në Maqedoni në 2001.
“Duke zgjidhur tensionet ndëretnike dhe duke konsumuar luftra politike na harxhon shumë kohë dhe energji të cilën nuk mund t’ja dedikojmë vetes sonë për të zgjidhur problemet e vërteta me të cilat përballen njerëzit,” i deklaroi ai parlamentit duke nënvizuar prioritetet e tij. “Kjo qeveri nuk ka qëllim ti lejojë ndokujt të destabilizojë situatën e sigurisë në Maqedoni.”
Parlamenti 120 vendësh votoi qeverinë e tij me 71 pro dhe 25 kundër.