Burimet rajonale

Biografi, Zgjedhjet

Ahmet Haxhipasiç

Kryeministër i Federatës së Bosnje-Hercegovinës

(Faqja zyrtare në ueb, AP)
photo

Ahmet Haxhipasiç u betua për një mandat katër-vjeçar si Kryeministër i Federatës së Bosnje-Hercegovinës më 14 shkurt 2003. Zgjedhja e tij pasoi zgjedhjet e përgjithshme të tetorit 2002 në vend. Një anëtar i Partisë për Veprim Demokratik muslimane boshnjake, Haxhipasiç zëvendësoi Alija Behmen në krye të qeverisë së federatës.

Haxhipasiç lindi më 1 qershor 1953 në qytetin e Cazinin. Ai është diplomuar në Fakultetin e Metalurgjisë në Zenicë dhe ka një gradë doktorature nga Universiteti i Sarajevës, të marrë më 1984.

Karriera profesionale e Haxhipasiçit përfshin shërbime në ndërmarrje të ndryshme në qytetin e Zenicës. Si drejtor i ndërmarrjes Metalno, në të cilën ai filloi punë në nëntor 1993, Haxhipasiç mori çmimin "Administrator i vitit 1999 i Kantonit Zenica-Doboj" dhe dy vjet më vonë çmimin "Administrator i Dekadës."

Ai ka punuar gjithashtu si profesor i brendshëm në Universitetin e Sarajevës dhe ka shërbyer si bashkëpunëtor i tij i jashtëm në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Zenicë dhe Fakultetin Teknik të Universitetit të Bihaçit. Haxhipasiç ka kryer specializime jashtë vendit dhe është autor i dy librave dhe më shumë se 60 botimeve shkencore dhe studimore.

Ai është gjithashtu president i klubit të basketbollit Metalno (Zenica) dhe klubit të futbollit Çelik (Zenica).

Haxhipasiç është i martuar dhe ka dy fëmijë.