![]() |
Gjeneral Lejtnant gjerman Roland Kather morri detyrën e tij si komandant i KFOR-it më 1 shtator 2006, duke pasuar Gjeneral Lejtnantin italian Xhuzepe Valoto. Kather është komandanti i njëmbëdhjetë që prej vendosjes së forcës paqëruajtëse të drejtuar nga NATO në Kosovo në qershor të vitit 1999.
Kather është lindur më 17 maj 1949, në Benemuehlen, afër me qytetin e Hanoverit në Gjermani. Në vitin 1968, ai ju bashkua forcave të armatosura gjermane, Bundeswehr, si një vullnetar me Batalionin e Gjashtë të Zbulimit në Eutin. Detyra që Kather morri mbas përfundimit të trajnimit të tij si oficer përfshinte drejtues toge dhe anëtar i personelit të shtabit të përgjithshëm. Ai ka qenë një komandant kompanie në Batalionin e Gjashtë të Blinduar të Zbulimit deri në vitin 1979.
Nga viti 1979 deri në vitin 1981, Kather morri pjesë në trajnimi e shtabit të përgjithshëm në Komandën e Bundeswehr Command dhe në Kolegjin e Personelit në Hamburg, mbas së cilave u caktua si një oficer i nivelit G4 me Brigadën e Tetëmbëdhjetë të Blinduar në Neumuenster.
Nga vitit 1983 deri në vitin 1984, Kather morri pjesë në Akademinë e Personelit të Forcave të Armatosura Spanjolle në Madrid.
Kather ka shërbyer si shef i personelit të Degës së Organizimit të Ministrisë së Mbrojtjes gjermane në mesin e viteve 1980, si shef dege dhe nga oficer deri në Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura në periudhën 1991-1995 dhe si zëvendës-komandant i Komandës së Bundeswehr dhe Qendrës së Operacioneve në periudhën 1997-1999.
Ai shërbeu gjithashtu si komandant batalioni i Batalionit të Gjashtë të Blinduar të Zbulimit në Eutin në periudhën 1989-1991, si shef i shtabit të Komandës III Ushtarake të Rajonit / Divizioni i Shtatë i Blinduar në Düsseldorf në periudhën 1995-1996 dhe si komandant i Brigadës së Dyzetë e Dytë të Blinduar "Brandenburg" në Potsdam në vitin 1999. Mbas një detyre si shef i shtabit të Komandës së Forcave të Armatosura gjermane në Koblenz në shkurt të vitit 2001, Kather u bë komandant i Divizionit të Trembëdhjetë të Këmbësorisë të Mekanizuar në Leipzig në shtatorin e vitit 2003.
Gjatë karrierës së tij, Kather shërbeu gjithashtu pranë Shtabit të Përgjithshëm Suprem të Aleatëve të Forcave të NATO-s në Evropë (SHAPE) në Mons, Belgjikë, në fund të viteve 1980 dhe pranë misionit të IFOR të NATO-s në Trogir, Kroaci si shefi i kontigjentit gjerman nga prilli deri në gusht të vitit 1996. Nga dhjetori 1999 deri në qershor 2000, ai ishte komandant i Brigadës Shumbëkombëshe Jugore të KFOR dhe komandant i kontigjentit gjerman në Prizren.
Kather morri postin e tij si komandant i KFOR më shumë se gjashtë muaj mbas fillimit të negociatave të drejtuara nga OKB-ja mbi statusin përfundimtar të Kosovës. Ky është një vit i vendsjes së të ardhmes, tha gjenerali gjerman gjatë ceremonisë së ndryshimit të komandës në Prishtinë, duke premtuar se forca prej 17,000 trupash e drejtuar nga NATO do të sigurojë stabilitetin në provincën e paqëndrueshme. "
Unë nuk shikoj ndonjë pengesë përpara -- dhe nëse ka ne do ti shmangim ato, dhe për këtë të jeni të sigurtë,” tha ai.
Kather është i martuar.