Burimet rajonale

Biografi, Zgjedhjet

Niko Lozançiç

President i Federatës së Bosnje-Hercegovinës

source
photo

Niko Lozançiç u bë President i Federatës së Bosnje-Hercegovinës më 27 janar 2003. Ai u emërua nga Parlamenti i Federatës pas zgjedhjeve të përgjithshme në tetor 2002.

Si kryetari kroat i Presidencës së Federatës, Lozançiç shërben me dy Zëvendëspresidentë, boshnjakun Sahbaz Zhihanoviç dhe serbin Desnica Radivojeviç. Ata do të shërbejnë për një mandat katër-vjeçar, duke zëvendësuar ish-Presidentin e Federatës Safet Haliloviç dhe Zëvendëspresidentin Karlo Filipoviç.

Lozançiç lindi më 1957 në Kakanj. I arsimuar si avokat, ai ka qënë këshilltar bashkiak dhe më pas anëtar i Dhomës së Popujve. Po ashtu ka shërbyer në Dhomën e Përfaqësuesve të nivelit shtetëror.

Ai është anëtar i Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) dhe ka mbajtur funksionin e Zëvendëspresidentit të partisë gjatë dy viteve të shkuar. Po ashtu kryesoi për pak kohë partinë kur kryetari i HDZ-së Ante Jelaviç u largua si anëtari kroat i presidencës së Bosnje-Hercegovinës në mars 2001.