Burimet rajonale

Biografi, Zgjedhjet

Gjeneralbrigade Stivën P. Shuk

Komandant i NHQSa

(Faqja në ueb e SFOR; BBC - 23/10/04; AP, AFP, RFE/RL - 05/10/04)
photo

Gjeneral-brigadieri i SHBA, Stiven P. Shçuk mori komandën e shtabit të përhershëm të NATO-s në Sarajevë (NHQSa) në 2 dhjetor 2004. Komandanti i nëntë dhe i fundit i forcës së stabilizimit të udhëhequr nga NATO, (SFOR), Shçuk mori këtë post të ri pasi misioni paqeruajtës në Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) u transferua tek një forcë e udhëhequr nga BE (EUFOR

Lindur dhe rritur në Mt. Klemens, Miçigan, Shuk përfundoi studimet në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Kolegjin e Marinës së Luftës të Shteteve të Bashkuara në Njuport, Rhode Island.

Gjatë karrierës ushtarake të tij, Shuk ka marrë detyra të ndryshme komanduese. Nga 1997 deri më 2002, ai shërbeu pranë Shefit të Shtabit të Përbashkët, Divizioni i Planeve të Luftës Konvencionale, më vonë duke kryesuar Divizionin e Doktrinës së Përbashkët, Planet Operative dhe Ndërvarësinë Operacionale. Më pas, ai shërbeu si oficeri ekzekutiv pranë komandantit të përgjithshëm të Komandës së Forcës së Ushtrisë të Shteteve të Bashkuara në Ft. Mekferson, Georgia.

Shuk u emërua komandant i SFOR-it ndërsa ishte duke shërbyer si shefi i shtabit në selinë qëndrore të KFOR-it në Prishtinë.

Me nisjen e EUFOR, prania e mbetur e NATO-s në Sarajevë do të përqëndrohet në këshillimin e autoriteteve të BiH për reformat e mbrojtjes, anti-terrorizmin dhe kapjen e të dyshuarve për krime lufte të kërkuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY).

"Dera e Partneritetit për Paqe është e hapur për BiH-në," tha Shuk ndërsa mori komandën e SFOR-it. Megjithatë, ai theksoi se bashkëpunimi i plotë me ICTY-n -- përfshirë arrestimi dhe dorëzimi i kriminelëve të paditur të luftës -- është një parakusht kryesor, të cilin BiH duhet t’a përmbushë.

Shuk është i martuar dhe ka dy fëmijë.