![]() |
Mikael Shtajner u emërua si kreu i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) në dhjetor 2001 nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan. Ai është përfaqësuesi i tretë i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm për Kosovën, që prej krijimit të UNMIK-ut më 1999. Ai pason Hans Haekerup të Danimarkës dhe Bernard Kushner të Francës.
Përpara emërimit të tij në Kosovë, Shtajner shërbeu pothuajse gjashtë vjet si zëvendëspërfaqësuesi kryesor në Sarajevë, Bosnje-Hercegovinë. Ai është një diplomat me përvojë dhe ish-këshilltar për politikën e jashtme dhe të sigurisë i Kancelarit Gerhard Shreder të Republikës Federale të Gjermanisë. Shtajner ka patur funksione në Pragë, Zagreb dhe në misionin e përhershëm të Gjermanisë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.
Mikael Shtajner lindi në Mynih, Gjermani, më 28 nëntor 1940. Ai studioi për drejtësi në Paris dhe Mynih nga viti 1971 deri më 1977 dhe fitoi të drejtën për të qënë gjyqtar në vitin 1981. Më vonë gjatë këtij viti, ai hyri në Shërbimin e Huaj Gjerman. Gjatë një karriere të shkëlqyer me qeverinë gjermane, Shtajner shërbeu si kreu i zyrës ndërlidhëse për ndihmën humanitare gjermane në Zagreb, si anëtari gjerman i Grupit të Kontaktit prej gjashtë-kombesh për ish-Jugosllavinë dhe si kreu i njësisë koordinuese të përpjekjeve shumëpalëshe për paqe. Ai gjithashtu udhëhoqi seksionin e posacëm "Përpjekjet Ndërkombëtare për Paqe në Jugosllavi" nga viti 1994 deri më 1995.