Burimet rajonale

Biografi, Zgjedhjet

Nedzad Brankovic

Kryeministër, Federata e Bosnje-Hercegovinës, Bosnje-Hercegovinë

(Dhoma Amerikane e Tregtisë në BH - 23/05/07; RFE/RL - 02/04/07; Balkan Insight - 30/03/07; RFE/RL - 22/03/07; Faqja zyrtare e internetit të Qeverisë së Federatës së Bosnje-Hercegovinë)
photo

Parlamenti i Federatës të Bosnje-Hercegovinës (FBH) miratoi Nedzad Brankovic të Partisë Boshnjake të Veprimit Demokratik (SDA), si kryeministrin e entitetit myslymano-kroat të BH më 30 mars 2007. Ai erdhi në këtë post gjashtë muaj mbas zgjedhjeve të përgjithshme të 1 tetorit 2006 në vend. Brankovic zëvendësoi Ahmet Hadzipasic, po ashtu i SDA, si drejtues i qeverisë së federatës.

Brankovic u lind më 28 dhjetor 1962 në qytetin e Visegrad në lindjen e BH. Ai u diplomua nga Fakulteti i Inxhinierisë Civile të Universitetit të Sarajevës në 1987. Ai morri titutllin master dhe doktoraturë nga Sarajeva në vitin 1999 dhe 2006, respektivisht.

Në vitin 1987, Brankovic u bashkua me Institutin për Transportin në Sarajevë, ku ai punoi deri në vitin 1992. Gjatë pesë viteve të ardhshme ai punoi si drejtor i përgjithshëm i kompanisë publike të hekurudhave të BH-së dhe nga 1998 deri në 2002 si administrator i përgjithshëm i Energoinvest Stock Co me qendër në Sarajevë. Ai vazhdoi pastaj të punojë si këshilltar i manaxherit të ardhshëm të kompanisë deri në vitin 2003, kur ai u caktua ministër i transporteve dhe komunikacioneve në kabinetin e Hadzipasic, duke shërbyer katër vite të plota në atë post.

Brankovic është një lektor asistent i lartë në Fakultetin e Transportit dhe Komunikacioneve në Universitetin e Sarajevës.

Nga viti 1992 deri në 1993 Brankovic ishte një anëtar i Ushtrisë së BH dhe më pas morri "Zambakun e Artë," dekorata më e lartë ushtarake.

Brankovic ka qenë një anëtar i organeve më të larta të SDA që nga viti 1990 dhe ka shërbyer dy mandate si anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të parlamentit të FBH-së.

Ai ka shërbyer gjithashtu si president i klubit të futbollit Zeljeznicar dhe anëtar i Komitetit Olimpik të BH-së.

Në zgjedhjet e tetorit të vitit 2006, SDA u rendit e para në FBH, duke marrë 26% të votave. Më 17 janar 2007, partia emëroi Brankovic si kandidatin e saj për kryeministër të FBH.

Koalicioni qeveritar prej pesë partish i propozuar nga Brankovic u miratua nga dhoma e ulët e parlamentit të entitetit dhe bëri betimin më 22 mars. Sidoqoftë, ditën pasuese, anulimi i vendimit nga Përfaqësuesi i Lartë Kristian Shvarz-Shilling mbi emërimin e kandidatit për ministër të brendshëm të qeverisë Fadil Jaganjac të Partisë Boshnjake për Bosnje-Hercegovinë çoi në dështimi e përmbushjes së procedurës të votimit. Atëhere partia emëroi Amuhidin Alic si kandidatin e saj të ri për këtë post dhe antarin e 16 të qeverisë, që përfshin tetë boshnjak, pesë kroat dhe tre ministra serb, i cili u konfirmua në 30 mars.

Në maj Brankovic u shpreh se programi i qeverisë së tij do të fokusohet në projektet prioritare me qëllim përmirësimin e rrugëve dhe përmbushjen e detyrimeve ndaj veteranëve.

Brankovic është i martuar dhe ka dy fëmijë.