Burimet rajonale

Biografi, Zgjedhjet

Demetris Kristofias

President i Republikës së Qipros

(BBC, DPA - 28/02/08; The Guardian, Independent - 25/02/08; AFP, CNN, Reuters, DPA, Bloomberg, CNA - 24/02/08; Faqja zyrtare e internetit e Presidencës së Republikës së Qipros)
photo

[Getty Images]

Demetris Kristofias, drejtuesi i partisë AKEL, u betua si president i Republikës së Qipros në 28 shkurt 2008, katër ditë mbas mundjes së ish-ministrit të jashtëm konservator Ioanis Kasoulides në një balotazh votimi për atë post. Ai zëvendësoi Tasos Papadopoulos të partisë së qendrës së djathtë DIKO si presidenti i gjashtë i ishullit të Mesdheut që prej kohës kur fitoi pavarësinë në vitin 1960.

Kristofias u lind në 29 gusht 1946, në fshatin e Dhikomo, në rajonin e Kyrenia, në pjesën veriore të Qipros të drejtuar nga turqit. Djali i një ndërtuesi, ai mbaroi studimet e tij në histori në Institutin e Shërbimeve Sociale në vitin 1974 dhe zotëron një doktoraturë në histori nga Akademia e Shkencave Sociale të Bashkimit Sovjektik.

Kristofias hyri në politik në moshën 14-vjeçare, kur ai u bashkua me organizatën rinore të AKEL. Në vitin 1964, ai u bë anëtar i AKEL, e Federatës Panciprian të Punës (PEO) dhe të Organizatës Rinore të Bashkimit Demokratik (EDON), të cilin e mbajti nga viti 1977 deri në vitin 1987.

Kristofias u ngrit gradualisht në shkallët e AKEL para se ai të zgjidhej Sekretari i Përgjithshëm i partisë në 22 prill 1988, mbas vdekjes së Ezekias Papaioannou në fillim të atij muaji. Ai ka fituar katër rizgjedhje në atë postë që atëhere, e fundit ishte në vitin 2005. Një ithtar i Çe Gevarës, ai është i njohur për pasionin e tij për të veshur bluza me pamje të pasaardhësist revolucionist Marksist-Leninist.

Kristofias u zgjodh për herë të parë anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve në vitin 1991 dhe fitoi rizgjedhjen në votimet pasuese parlamentare në vitet 1996, 2001 dhe 2006. Ai u zgjodh president i Dhomës së Përfaqësuesve në vitin 2001 dhe pastaj përsëri në vitin 2006. Ai u largua nga administrata në vitin 2007.

Papadopoulos, i cili po konkurronte për tu rizgjedhur, u tërhoq nga gara mbas raundit të parë të votimit në 17 shkurt, kur ai doli i treti mbas Kasoulides dhe Kristofias, të cilët të dy u shprehën për rifillimin e bisedimeve që do ti japin fund ndarjes 34 vjeçare të ishullit.

Kristofias mbështeti Papadopoulos në ofertën e tij të parë për presidencën e 2003 dhe pastaj në fushatën e tij kundër planit të mbështetur nga OKB-ja për ribashkimin e ishullit në vitin 2004. Marrëveshja e propozuar u refuzua fuqishëm nga votuesit qipriot grek në prill të atij viti. Megjithëse shumica e qipriotëve turk votuan në favor të planit, përfundimisht vetëm pjesa qipriote greke e njohur nga ndërkombëtarët u bashkua me BE-në në 1 maj të 2004, duke përfaqësuar të gjithë vendin.

Me mbështetje e partisë DIKO dhe asaj socialiste EDEK, Kristofias fitoi balotazhin e 24 shkurtit me gati 7% më shumë se Kasoulides, i cili ishte para me 0.2% ndaj drejtuesit të AKEL në raundin e parë të votimit. Duke folur për mbështetësit, presidenti i zgjedhur premtoi të punojë për rifillimin e procesit të ngecur të paqes.

Menjëherë pasi rezultatet e zgjedhjeve u bënë të qarta, drejtuesi qipriot turk Mehmet Ali Talat e morri në telefon drejtuesin e AKEL për ta uruar atë për fitoren e tij dhe të dy ranë dakort për tu takuar në të ardhmen e afërt për të rifilluar përpjekjet për bashkim.

"Unë i zgjas një dorë miqësie popullit qipriot turk dhe drejtuesve së tij," u shpreh Kristofias në fjalimin e tij të parë pas zgjedhjeve para mijëra mbështetësve në brohoritje në stadiumin Eleftheria, në Nikosia. Ai shprehu gjithashtu shpresën se drejtuesit qipriot turk do të tregojnë "bashkëpunim të pavarur për përfitimin e të dyjave komuniteteve, mbi të gjitha një marrëveshje e drejtë, e zbatueshme dhe funksionale për problemin qipriot".

Pasi filloi mandatin e tij pesëvjeçar në 28 shkurt 2008, Kristofias caktoi arritjen e një zgjidhje për problemin qipriot si prioritetin kryesor të qeverisë së tij.

"Shqetësimi kryesor dhe detyra e presidencës sonë është zgjidhja e problemit qipriot," u shpreh ai në ceremoninë e betimit në parlament. "Një zgjidhje, e cila do të ribashkojë territorin, njerëzit, institucionet dhe ekonominë e vendit tonë në kuadër të një federate dyzonëshe dhe dykomunëshe... Republika federale dyzonëshe, dykomunëshee Qipros duhet të ketë një sovranitet të vetëm dhe një personalitet ndërkombëtar dhe një shtet të vetëm. Zgjidhja duhet të bazohet në rezolutat e OKB-së mbi Qipron dhe duhet të jenë në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe të BE-së po ashtu dhe me konventat ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut."

Kristofias flet rusisht dhe anglisht.

Ai është i martuar dhe ka dy vajza dhe një djalë.