![]() |
Mirko Cvetkoviç u caktua nga presidenti serb Boris Tadiç si kryeministri i ri në 27 qershor 2008. Ai zëvendësoi Vojislav Koshtunica mbas zgjedhjeve të parakohshme të cilat u mbajtën në 11 Maj dhe Partia e tij Demokratike (DS) u bashkua me Partinë Socialiste të Serbisë për të formuar një koalicion qeverisës. Cvetkoviç u betua zyrtarisht në 7 korrik.
Cvetkoviç lindi në 16 gusht 1950, në Zajecar, Serbi.
Cvetkoviç u diplomua nga Fakulteti i Ekonomiks në Universitetin e Beogradit ku ai u diplomua gjithashtu për master dhe doktoraturë.
Cvetkoviç punoi në Instiutin e Minierave për dhjetë vjet dhe pastaj u largua për të punuar për Institutin e Ekonomiks për gjashtë vite të tjera. Ai lëvizi më vonë në firmën e këshillimit dhe kërkimit CES Mecon ku ai punoi si konsulent.
Nga 1998–2001, ai ishte një këshilltar për çështjet ekonomike në Institutin e Minierave dhe nga Janari i 2001 punoi si zëvendës-ministër i ekonomisë dhe privatizimit. Ai shërbeu si drejtori i Agjencisë së Privatizimit gjatë 2003-2004, dhe në vitin 2005 ai u bë këshilltar i posaçëm në CEO Intercom Consulting.
Në vitet 1980 ai ishte konsulent i jashtëm për Bankën Botërore në disa projekte në Pakistan, Indi dhe Turqi dhe punoi tek UNDP në Somali.
Cvetkoviç shërbeu si ministri serb i financave gjatë 2007-2008 para se ai të caktohej si kryeministër. Agjencitë perëndimore të lajmeve e përshkruan atë si një demokrat dhe një "teknokrat të profilit të ulët", i cili preferon më shumë të përmirësojë ekonominë e Serbisë se sa të përqëndrohet në çështjet e vështira politike.
Gjatë fjalimit në parlament mbasi ai bëri betimin, Cvetkoviç, 57 vjeç, u shpreh se aderimi në BE do të jetë prioriteti kryesor i kabinetit të tij dhe premtoi se do të eci përpara me ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE-në. Ai shprehu gjithashtu se qeveria e tij nuk do të njohi asnjëherë Kosovën si një shtet të pavarur.
Do të punoj për të forcuar ekonominë dhe përgjëgjësinë sociale si dhe do të luftoj krimin dhe korrupsionin të cilat do të jenë gjithashtu prioritete, tha ai.
Cvetkoviç është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ai flet rrjedhshëm anglisht.