Burimet rajonale

Biografi, Zgjedhjet

Milo Djukanovic

Kryeministri i Malit të Zi

(Die Welt; AIM; Free Serbia: Zgjedhjet Malazeze 2001; Discovery Online; British Helsinki Human Rights Group)
photo

Drejtuesi afatgjatë malazez Milo Djukanoviç doli nga tërheqja për të marrë postin e kryeministrit përsëri në shkurt 2008. Djukanoviç, i cili përhapi vullnetin e vendit për pavarësi, u thirr për këtë post mbasi ish kryeministri Zeljko Sturanoviç u tërhoq për shkak të problemeve shëndetësore.

Kjo shënoi mandatin e pestë të Djukanoviç si kryeministër.

Djukanoviç u lind në vitin 1962 në Niksic. Djali i një gjyqtari, ai kaloi rininë e tij duke avancuar shpejt në radhët e aparatit të Partisë Komuniste. Ai studoi ekonomiks dhe në vitin 1979 hyri në Komitetin Qendror të Socialistëve Jugosllavë.

Në vitin 1991, me mbështetjen e Slobodan Millosheviç -- një burrë që do të bëhet më vonë armiku më i frikshëm i Djukanoviç -- Djukanoviç u bë në moshën 29-vjeçare kryeministri më i ri në Evropë. Kur ai e morri postin e tij, pa eksperiencë politike, me përjashtim të asaj në organizatat e rinisë dhe të partisë, shumë vëzhgues pyetën nëse ai do të ishte në gjendje ti bënte ballë kompleksiteteve të pozicionit të tij. Por drejtuesi i ri u tregua shumë i përshtatshëm në manaxhimin e punëve të ndryshme të republikës.

Mbasi shërbeu tre mandate si kryeministër, Djukanoviç vlerësoi ndarjen në rritje brenda Partisë së tij Demokratike të Socialistëve (DPS) për shkak të marrëdhënieve të tij me Slobodan Millosheviç, dhe vendosi që partneriteti me presidentin serb është një vetëvrasje politike në planin afatgjatë. Në vitin 1997 ai dha një intervistë në të cilën ai akuzoi Millosheviç, duke e përshkruar atë si një burrë me një filozofi politike antike i cili e ka rrethuar veten me ithtarë të korruptuar.

Kjo sinjalizoi një çarje të hapur midis DPS në qeverisje, e cila u grumbullua në dy fraksione: një e drejtuar nga Djukanoviç dhe tjetra nga Presidenti pro-Millosheviç Momir Bulatoviç. Në korrik të vitit 1997, ata u përballën në zgjedhjet presidenciale të republikës. Djukanoviç, grupi i të cilit fitoi kontrollin e financave dhe pronave të patundshme të DPS, u zgjodh me një fitore të ngushtë. Bulatoviç eci përpara për tu bërë kryeministri i qeverisë federale dhe themeloi Partinë Socialiste të Popullit (SNP), e cila vazhdoi të mbështesi programin e Millosheviçit në Malin e Zi.

Djukanoviç e harxhoi mandatin e tij presidencial duke marrë me ngadalë kontrollin politik dhe ekonomik të punëve të republikës nga strukturat federale të Jugosllavisë.

Djukanoviç është i martuar.