Burimet rajonale

Biografi, Zgjedhjet

Gjeneral Lejtnant Xhuzepe Emilio Gei

Commander of KFOR

(AP, AKI, KFOR - 29/08/08; Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë të NATO-s)
photo

Gjeneral Lejtnanti italian Xhuzepe Emilio Gei morri detyrën e tij si komandant i KFOR në 29 gusht 2008. Ai pasoi Gjeneral Lejtnantin francez Ksavier Bout de Marnhak, i cili ishte në detyrë kur Kosova shpalli pavarësinë në 17 shkurt. Gei është komandanti i 13 i forcave paqëruajtëse të drejtuara nga NATO që prej vendosjes së tyre në Kosovë në qershor të vitit 1999.

I lindur në 13 janar 1950 në bashkinë veriore italiane të Roveredo në Piano, Gei zotëron një diplomë universiteti dhe masteri në shkencat strategjike nga Universiteti i Torinos. Ai ka gjithashtu një diplomë universiteti në shkencat ndërkombëtare dhe diplomatike nga Universiteti i Triestes dhe një diplomë pas-universitare në shkencat klasike nga Akademia Agostiniana -- Universiteti Lateran i Romës.

Gjatë karrierës së tij ushtarake 40 vjeçare, Gei ka shërbyer në detyra të tjera të shumta me përgjegjësi në rritje. Mbasi mbaroi kurset fillestare dhe të avancuara të Kolegjit të Shtabit të Përgjithshëm Italian ai shërbeu në Zyrën e Rajonit Verilindor Gjendjes Civile dhe Faciliteteve, Divizionin e Personelit të Shtabit të Përgjithshëm, Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Pestë, Divizionin Logjistik të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe Komandën Drejtuese të Parë të Mbrojtjes.

Në karrierën e tij të mëparshme si kapiten, Gei drejtoi një kompani tankesh në batalionin e tankeve të 13 "M.O. Pascucci". Para kësaj, ai shërbeu si lejtnant i parë me regjimentin e koracuar të 182 "Garibaldi". Ai ishte i caktuar si lejtnant i dytë në vitin 1971 mbasi mbaroi studimet e tija në Akademinë Ushtarake Italiane në Modena.

Gei morri detyrën e tij në Kosovë mbasi shërbeu si komandant i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të NATO (NRDC), me qendër në Itali, nga 4 shtatori 2007 deri në 26 gusht 2008.

Duke folur në ceremoninë e ndryshimit të komandës së NRDC në Solbiate Olona, afër me Milanon, Gei u shpreh se ai ishte një "mbështetës i fortë i mjedisit shumëkombësh" dhe se ai do të marri detyrën e tij të re si komandant i KFOR "me krenari dhe kënaqësi të madhe".

Gei ka fituar eksperiencë të konsiderueshme ndërkombëtare po ashtu dhe nëpërmjet detyrave të tija të mëparshme si komandant i Forcave të Posaçme Ndërkombëtare Perëndimore të KFOR (MNTF-W) në Pec nga viti 1999 në 2000 dhe pastaj si zëvendës-komandant i KFOR nga viti 2003 në 2004. Ai u caktua pastaj zëvendës-komandant i Forcave Aleate të Reagimit të Shpejtë. Gjatë shërbimit të tij tre-vjeçar në atë detyrë, ai u caktua si zëvendës-komandant (stabilitetit) i ISAF IX në Kabul në vitin 2006.

Detyra të mëparshme që kontribuan për eksperiencën si drejtues të Gej përfshijnë komandant i batalionit të 7 të tankeve të Italisë "M.O. Di Dio" në Vivaro, komandant i regjimentit të 1 të karocuar në Teulada dhe zëvendës komandant dhe komandant i brigadës së karocuar të 132 "Ariete" në Pordenone. Ishte gjatë kësaj detyre kur ai u caktua në Kosovë për herë të parë si shefi i MNTF-W brenda KFOR.

Gei ka marrë disa dekorata, duke përfshirë medaljen e bronzit të ushtrisë italiane për trimëri, medaljen e klasit të parë "Don Alfonso Henriques" të ushtrisë portugeze, kryqin e artë të nderit të ushtrisë gjermane dhe kryqin e oficerit për merita me shpata nga udhëri ushtarak sovran i Maltës. Ai zotëron gjithashtu titullin e komandantit të urdhërit italian të meritës dhe titullin e kavalerit të urdhërit ushtarak italian.

Gei është gjenerali i katërt italian mbas Karlo Kabigiosu (tetor 2000 - prill 2001), Fabio Mini (2002-2003) dhe Xhuzepe Valoto (2005-2006) që shërben si shef i KFOR, që numëron aktualisht 16,000 trupa nga 33 vende kontribuese.

Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.