![]() Haris Silajxhiç[Getty Images] |
Haris Silajxhiç u betua më 6 nëntor 2006 si anëtari boshnjak i presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës (BH), pesë javë mbas zgjedhjeve të përgjishme në vend të 1 tetorit. Ai dhe dy anëtarë të tjerë të presidencës kolektive, serbi Nebojsha Radmanoviç dhe kroati Zeljko Komsiç, u zgjodhën me votim të drejtpërdrejtë nga populli për një mandat katërvjeçar, duke zëvendësuar respektivisht Sulejman Tihiç, Borislav Paravac dhe Miro Joviç.
Silajxhiç u lind më 1 tetor 1945 në Sarajevë. Ai u diplomua nga Fakulteti i Gjuhëve Arabe dhe Studimeve Islamike në Libi dhe mbrojti Titullin e Doktoraturës së tij me temë "Marrëdhëniet Amerikano-Shqiptare".
Silajxhiç shërbeu si profesor i gjuhës arabe në Universitetin e Prishtinës dhe si profesor i Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Sarajevës. Ai ka ka mbajtur gjithashtu kumtesa në universitete dhe organizata duke përfshirë Universitetin e Harvardit, Universitetin e Marilend, Chatham House (Instituti Mbretëror për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Londër), Fondacioni Carnegie, Qendra Woodrow Wilson dhe institucione të tjera.
Silajxhiç ishte një figurë e rëndësishme politike gjatë konfliktit të viteve 1992-1995 në BH. Ai shërbeu si ministër i jashtëm nga viti 1991 deri 1993 dhe pastaj si kryeministër nga nëntori 1993 deri shkurt 1996. Dhjetë muaj më vonë, ai u bë bashkëkryetari i Këshillit të Ministrave të BH-së, duke shërbyer në atë pozicion deri në shkurt të vitit 2000.
Fillimisht anëtar i Partisë për Veprim Demokratik (SDA), Silajxhiç u largua nga partia në vitin 1996, kur ai themeloi dhe drejtoi Partinë për BH, të cilën drejton akoma. Ai ishte një kandidat për postin presidencial boshnjak në zgjedhjet e përgjithshme të tetorit 2002, por u mund nga drejtuesi i SDA-së Sulejman Tihiç.
Në votimin për president të tetorit 2006, Silajxhiç, i cili mbështet bashkimin e BH nën një qeveri të fortë qendrore, fitoi 62.8% të votave boshnjake, duke lënë Tihiç shumë mbrapa.
"Nuk ka asnjë dyshim se qytetarët e Bosnjes janë pro hyrjes së vendit në BE," deklaroi ai në fjalimin e tij në ceremoninë e inagurimit si president më 6 nëntor 2006. "Sigurisht që ka dallime serioze mbi mënyrën dhe rrugën e arritjes së këtij qëllimi dhe këto dallime duhet të zgjidhen me durim, marrëveshje dhe duke marrë parasysh opionione të ndryshme."
Silajxhiç duhet të marri kryesinë e presidencës së radhës tetëmujore nga Komsiç në mars 2008.