
Deklarimet e presidentit serb Boris Tadiç mbi mundësinë e ndarjes së Kosovës kanë ndezur reagime të nxehta në Prishtinë, por përfaqësuesit e shumicës së partive serbe i hodhën poshtë fjalët e tij.

Kosova po kërkon njohejn diplomatike nga vendet arabe pjesërisht duke vënë në dukje afërsinë kulturore.
15/09/2008

Serbët në komunën jugore të Strepce mund të mos jenë dakord me pavarësinë e vetëshpallur të Kosovës por ata shpresojnë se një situatë e stabilizuar do të sjellë së paku punë dhe një infrastrukturë më të mirë.
11/09/2008

Qeveria e Kosovës thotë se ekonomia gri përfaqëson një pjesë të konsiderueshme të GDP të vendit dhe pengon rritjen e saj. Kryeministri Hashim Thaçi po zotohet ta shuajë atë.
31/07/2008

Autoritetet e Kosovës lëshuan të mërkurën (30 korrik) pasaportat e para të shtetit të tyre fillestar. Mbajtësit e këtyre pasaportave mund të udhëtojnë në vende që njohin pavarësinë e Kosovës, plus Maqedoninë dhe Malin e Zi.
28/07/2008

Në Radion dhe Televizionin e Kosovës gazetarët etnikë shqiptarë punojnë së bashku në të njëjtën redaksi me kolegët e tyre nga komunitetet e pakicës.
15/07/2008

Donatorët ndërkombëtarë u zotuan për 1.2 miliard euro për Kosovën të premten. Fondet do të shkojnë drejt zhvillimit social e ekonomik dhe për të paguar borxhet e vendit të pavarur rishtazi.
10/06/2008

Më tepër se 80 kompani kroate po konkurojnë për tendera dhe mundësi të tjera biznesi në kryeqytetin më të ri evropian, Prishtinë. Disa tani gëzojnë sukses.
05/05/2008

UNMIK do të qëndrojë në Kosovë në përputhje me rezolutën 1244 të OKB por do të rimendojë kompetencat e veta pasi një kushtetutë e re të hyjë në fuqi, tha shefi i paqeruajtësve të OKB Zhan-Mari Gueheno.
29/04/2008

Autoritetet e Kosovës njoftuan të hënën kapjen e një sasije armësh e municionesh pranë kufirit të vendit të tyre me Maqedoninë, ku ata arrestuan gjithashtu katër të dyshuar për kontrabandë armësh.
24/04/2008

I takuar me zyrtarët në Prishtinë, ministri i jashtëm sllovak Jan Kubis shprehu dëshirën për partneritet me Kosovën por e ndau këtë nga njohja e pavarësisë së saj.
15/04/2008

Komisioni zgjedhor i Serbisë botoi një dekret të hënën ku tregohet se Beogradi po planifikon të lërë mënjanë kundërshtimin e UNMIK dhe të mbajë zgjedhje lokale në Kosovë.
10/04/2008

Zyra e SHBA në Prishtinë u bë zyrtarisht të martën ambasada e SHBA në Kosovë. Ndryshimi pasqyron një fazë të re në angazhimin e Uashingtonit ndaj një shteti të ri të pavarur, thanë zyrtarët e SHBA.