Bullgaria, Rumania përgatiten të bashkihen me Shengen në mars 2011

17/03/2008

BUKURESHT, Rumani -- Ministri i brendshëm Kristian David thotë se Rumania dhe Bullgaria do të nënshkruajnë një dokument në qershor mbi bashkëpunimin strategjik në mbrojtjen e kufijve të të dy vendeve. Kjo është pjesë e përpjekjeve të tyre për t'u bashkuar me hapësirën e përbashkët të kontrollit kufitar e vizave të Shengenit të BE në mars 2011. David njoftoi masën të dielën (16 mars) pas takimit me homologun e tij bullgar Rumen Petkov në vendpushimin rumun Mamaya. Të dy ministrat diskutuan projektet që synonin rritjen e sigurisë së kufirit dhe bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar. Ata biseduan gjithashtu rreth bashkëpunimit në zonën e detit të Zi dhe të lumit Danub. Autoritetet bullgare kanë investuar tashmë 2 milion euro në një sistem vëzhgimi me video përgjatë bregdetit. (Realitatea Romaneasca - 17/03/08; BNR, BTA, Mediafax - 16/03/08)