12/06/2008
BRUKSEL, Belgjikë -- Organizimi i zgjedhjeve paqësore e të rregullta mbetet një kriter për nisjen e bisedimeve të pranimit të Maqedonisë me BE, i tha të mërkurën (11 qershor) në Bruksel ministrit të jashtëm maqedonas Antonio Milososki, komisioneri i zgjerimit të BE Olli Rehn. Ai shtoi se Komisioni Evropian po ndjek nga afër situatën në Maqedoni përpara një votimi të përsëritur në disa qendra votimi të dielën. Orvatja e parë, në 1 qershor u prish nga dhuna, trëmbja e votuesve dhe mashtrimi në 196 qendra votimi. Nga ana e tij, Milososki siguroi Rehn se Maqedonia do të vazhdojë të luftojë për barazinë dhe rendin e ligjit. Ai shtoi se e diela do të jetë një konfirmim i rëndësishëm i aftësisë demokratike të Maqedonisë. Vendi shpreson të marrë një datë të posaçme të nisjes së bisedimeve të pranimit me BE përpara fundit të vitit. (Makfax, A1, MIA - 11/06/08)