Qeveria shqiptare cakton më shumë para për viktimat e shpërthimit të Gërdecit

12/06/2008

TIRANË, Shqipëri -- Qeveria vendosi të mërkurën (11 qershor) të ndajë rreth 742,000 euro në fonde shtesë për të kompensuar ata që u prekën nga shpërthimet e 15 marsit në një depo municioni në fshatin Gërdec. Gjatë një takimi kabineti, kryeministri Sali Berisha vuri në dukje se nga që vala e shpërthimit u përhap me kilometra larg epiqendrës, pjesë të fondeve do të rimbursojnë pronarët e godinave në fshatrat përqark. Shpërthimet vranë 26 vetë, plagosën më shumë se 200 dhe shkatërruan qindra godina. (Top Channel, BalkanWeb, Klan, Alsat - 11/06/08)