13/06/2008
BEOGRAD, Serbi -- Gjykata e qarkut në Beograd njoftoi të enjten (12 qershor) se testi i DNA konfirmoi se autoritetet arrestuan të arratisurin për krime lufte Stojan Zupljanin, pranë kryeqytetit të mërkurën. I dyshuari pretendoi në krye të ishte dikush tjetër. Autoritetet serbe ka gjasa ta ekstradojnë atë në gjykatën e krimeve të luftës të OKB-së në Hagë këto ditë. Një ish shef i policisë së Republika Srpska në Bosnje dhe Herzegovinë, Zupljanin ndeshet me akuza për kryerje të spastrimit etnik të muslimanëve dhe kroatëve gjatë konfliktit 1992-1995.
Në një deklaratë të enjten, kryeprokurori i gjykatës Serge Brammertz përshëndeti arrestimin e Zupljanin dhe kërkoi gjithashtu arrestimin e të tjerë të arratisurve të kërkuar: kreut serb boshnjak Radovan Karaxhiç, komandantit të tij ushtarak Ratko Mlladiç dhe ish kreut serb kroat Goran Haxhiç. (Blic - 13/06/08; RTS, Tanjug, B92 - 12/06/08)