Gjykata serbe dënon tre anëtarët paraushtarakë për krime të luftës në BiH

13/06/2008

BEOGRAD, Serbi -- Një gjykatë dënoi me burg të enjten (12 qershor) tre ish anëtarë të një grupi paraushtarak për vrasjet në vitin 1992 të civilëve muslimanë në lindje të BiH. Dragan Slavkoviç, Ivan Korac dhe Sinisha Filipoviç morën dënime respektivisht 15, 13 dhe tre vjet burg . Ata qenë anëtarë të grupit "Grenxat e Verdha" që ishte përgjegjës për vrasjen e së paku 25 civilëve muslimanë në zonën e Zvornikut në 1992. Prokurori i krimeve të luftës Vladimir Vukçeviç shprehu pakënaqësinë me dënimet. Ai kishte kërkuar maksimumin prej 20 vitesh për secilin nga ta. (RTS, Tanjug, B92, AP, Reuters - 12/06/08)