13/06/2008
SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Dirk Lange, kreu i njësisë për Shqipërinë dhe BiH në drejtorinë e përgjithshme të zgjerimit në Komisionin Evropian, siguroi autoritetet e BiH të enjten (12 qershor) se marrëveshja e stabilizimit dhe shoqërimit midis BiH dhe BE do të nënshkruhet të hënën (16 qershor) në Luksemburg. Large është në BiH për të ndjekur sesionin e 12-të të Mbikqyrjes së Procesit të Reformës, mbajtur në Banja Luka. Në sesionin plenar, pjesëmarrësit diskutuan pajtimin dhe bashkëpunimin rajonal, forcimin e kapacitetit administrativ, menazhimin e vizave dhe të kufirit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjatë një konference shtypi pas takimit, Osman Topçagiç, kreu i Drejtorisë së BiH për Integrimin Evropian, tha se detyra e parë pas nënshkrimit të së hënës do të ishte ngritja e një regjimi të ri doganor. (Dnevni Avaz, Nezavisne Novine - 13/06/08; RTRS, EC Delegation press release - 12/06/08)