Turqia do të hapë dy kapituj të tjerë në negociatat me BE javën tjetër

13/06/2008

BRUKSEL, Belgjikë -- Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të BE (COREPER) vendosi të enjten (12 qershor) në Bruksel të hapë dy kapituj të tjerë në negociatat e pranimit me Turqinë javën tjetër, mbi ligjin e kompanive dhe ligjin e pronës intelektuale. Kjo do të bënte një total prej tetë kapitujsh qëkur Turqia hapi bisedimet e saj të pranimit në 2005. (Zaman, Hurriyet - 13/06/08; CNN Turk, AFP - 12/06/08)