13/06/2008
ANKARA, Turqi -- Kryetari i parlamentit Koksal Toptan thirri një takim të enjten (12 qershor) të nënkryetarëve të partive politike të përfaqësuara në parlament, në një orvatje për të shpërndarë tensionet e kohëve të fundit. Ai i tha Anatolian Agency, "Ne negociuam se si ta bëjmë asamblenë e përgjithshme parlamentare të punojë më efektivisht. "Toptan shmangu një temë të nxehtë megjithatë: një vendim të Gjykatës Kushtetuese më parë këtë javë që rivendos një ndalim për mbajtjen e shalleve të kokës nga gratë në universitete. Kritikët thonë se gjykata uzurpoi pushtetin e parlamentit, pasi ligjbërësit votuan me shumicë dërrmuese për të hequr ndalimin disa muaj më parë.
Në lajme të tjera të enjten, kryeministri Rexhep Tajip Erdogan tha se Turqia dhe shtetet arabe mbajnë përgjegjësi të madhe për zgjidhjen e problemeve në Lindjen e Mesme dhe rajonin rrethues. Erdogan po fliste në hapjen e Forumit Ekonomik Turk-Arab në Stamboll. (Hurriyet, Zaman - 13/06/08; Anadolu Agency, Xinhua - 12/06/08)