13/06/2008
KABUL, Afganistan -- Një pritë nga rebelët vrau një ushtar rumun dhe plagosi tre të tjerë të premten në mëngjes (13 qershor). Sulmuesit thuhet se përdorën armë të lehta dhe granada-hedhës kundër makinave të blinduara të trupave. Komandantët dërguan një forcë të shpejtë ndërhyrëse për të ndihmuar trupat nën zjarr. (Rompres, Mediafax - 13/06/08)