13/06/2008
SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Kryeministri Nikola Spiriç dhe homologu i tij hungarez Ferenc Giurksani nënshkruan të enjten një marrëveshje mbi bashkëpunimin në procesin e integrimit në BE. Ajo përmbledh politikën e jashtme dhe të sigurisë, administratën publike, drejtësinë, bashkëpunimin rajonal politikën ekonomike, transportin, turizmin dhe mbrojtjen mjedisore. Duke folur me gazetarët, Giurksani tha se "BiH është e domosdoshme për BE por BE është gjithashtu e domosdoshme për BiH dhe të gjithë rajonin në mënyrë që të jetë në gjendje të jetojë në paqe e begati." Ai u takua gjithashtu me Përfaqësuesin e Lartë Miroslav Lajçak. (RTRS, Fena, PBS, OHR website, AFP - 12/06/08)