13/06/2008
TIRANË, Shqipëri -- Anëtarët e parlamentit nga opozita kryesore e Partisë Socialiste lanë sallën të enjten (12 qershor) duke akuzuar shumicën për shtyrjen me qëllim të votimit mbi pesë anëtarët e Gjykatës së Lartë që priten të emërohen nga presidenti Bamir Topi. Partia qeverisëse Demokratike ka thënë se do të donte ta shqyrtonte për shkelje të pretenduara proceduriale, dekretin e Topit mbi anëtarët e Gjykatës së Lartë. Kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli ndërhyri dhe njoftoi se votimi do të bëhet të hënën pasi ligjbërësit të vendosin në se do t'i heqin imunitetin ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu. Ai është përfshirë në shpërthimet e depos së municioneve në 15 mars që vranë 26 vetë dhe plagosën mbi 300. (BalkanWeb, VOA, BBC, Alsat - 12/06/08)