15/06/2008
SHKUP, Maqedoni -- Votuesit maqedonas hodhën votën e tyre të dielën (15 qershor) për të rivotuar për shkak të shkeljeve të shumta dhe dhunës së armatosur gjatë zgjedhjeve të 1 qershorit. Këto incidente ndodhën në zonat e populluara kryesisht nga shqiptarët etnik. Rreth 161,874 njerëz ose 10% e maqedonasve me të drejtë votimi do të jenë në gjendje të votojnë përsëri në 187 zonat e votimit. Shkupi vendosi të zhvillojë një rivotim mbasi OSBE-ja, BE-ja dhe SHBA-ja bën thirrje për një gjë të tillë. Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Shkup Ervan Fouere u shpreh të shtunën se votimi i të dielës do të jetë shansi i fundit i Maqedonisë për të vërtetuar aftësitë e saja të organizimit dhe zhvillimit të zgjedhjeve të padhunshme. Ekspertët shprehen se rivotimi nuk do të ndryshojë pozicionin e kryesuesve por mund të ndryshojë pozicionin e Bashkimit Shqiptar Demokratik për Integrim dhe Partisë Demokratike të Shqiptarëve. Drejtuesi i VMRO-DPMNE dhe kryeministër Nikola Gruevski, duke paralajmëruar ndaj çdo abuzimi të përsëritur, kërcënoi se "VMRO-DPMNE nuk do të hyjë në një koalicion me ndonjë parti politike që fiton mandate në parlament në mënyrë të jashtëligjshme." Ai shtoi se koalicioni qeverisës mund të krijohet edhe pa ndonjë partner shqiptar nëse është e nevojshme. (Makfax, A1, MIA, AP, AFP, RIA Novosti - 15/06/08)