15/06/2008
PRISHTINË, Kosovë -- Kushtetuta e Kosovës, e miratuar në 9 prill, gati dy muaj mbasi ish-provinca serbe shpalli pavarësinë, hyn në fuqi sot (15 qershor). Legjislacioni mbështetet në planin e ish-dërguarit të OKB-së në Kosovë, Marti Ahtisari. Kushtetuta e përcakton Kosovën si një republikë parlamentare të pavarur dhe sovrane.
Në lajmet e tjera, presidenti Fatmir Sejdiu mirëpriti të premten një plan të OKB-së që merr në konsideratë ristrukturimin e misionit të OKB-së në Kosovë për ti dhënë BE-së një rol më të madh në vendin e ri.
Parlamenti i Kosovës miratoi të premten një ligj për krijimin e një force sigurie profesionale prej 250 trupash. Sipas këtij ligji, kjo forcë do të jetë profesionale dhe multietnike dhe nën kontrollin civil." (Beta, Makfax, RTS - 15/06/08; AFP, RIA Novosti - 13/06/08)