Mbrojtja e Zupljanin pret të marri urdhrin e ekstradimit të hënën

15/06/2008

BEOGRAD, Serbi -- Një avokat që mbron të dyshuarin e krimeve të luftës Stojan Zupljanin lajmëroi të shtunën (14 qershor) se ai pret të marri të hënën një urdhër të gjykatës për ekstradimin e klientit të tij, të cilin e arrestoi policia në 11 qershor afër me Beogradin. Avokati Nebojsa Maras u shpreh se mbrojtja dëshiron të shikojë vendimin e gjykatës para se të marri ndonjë vendim. (SRNA, RTRS, PBS BiH, Dnevni Avaz, Onasa, Fena - 1306/08)