OKB-ja i bën thirrje Krocisë të përshpejtojë procesin e reintegrimit të refugjatëve serbë

15/06/2008

ZAGREB, Kroaci -- Një zyrtar i OKB-së shprehu shqetësimin të enjten (12 qershor) lidhur me ngadalësimin e procedurave për kthimin e refugjatëve serb në Kroaci. Erika Elizabeth Feller, asistentja e komisionerit të lartë të OKB-së për refugjatët, u ankua tek presidenti kroat Stjepan Mesiç, "Asnjë zgjidhje nuk është gjetur deri tani për rreth 80,000 refugjatë. Mesiç konfirmoi angazhimin e tij ndaj deklaratës së Sarajevës të janarit 2005 që kishte për qëllim zgjidhjen e problemit të refugjatëve serb në BH, Kroaci, Serbi dhe Malin e Zi. (MIA - 13/06/08; Pink, Croatian president's website - 12/06/08)